“Më ka ndaluar gruaja të shoh femra si ti” – Trajneri heq shikimin nga gazetarja kur intervistohet

Një intervistë pas ndeshjes është kthyer në një moment komik në futbollin çek. Trajneri David Oulehla ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale për mënyrën e pazakontë se si shmangte kontaktin me sy me gazetaren Sabina Jaskova.
Pas një tjetër humbjeje të skuadrës së tij, Ustí nad Labem, tekniku çek u përpoq të mos e shikonte drejtpërdrejt gazetaren gjatë intervistës, duke parë herë pas here në drejtime të tjera. Sjellja e tij u bë virale dhe ngjalli reagime të shumta në internet.
I pyetur për këtë qëndrim, Oulehla dha një shpjegim që e ktheu situatën në një episod humoristik. Sipas deklaratës që po qarkullon në rrjet, trajneri tha se bashkëshortja e tij nuk e lejon të shikojë prezantuese të këtij lloji.
“Ma ka ndaluar të shikoj femra të tilla. Bashkëshortja ime po më pret në shtëpi, prandaj duhet t’i bindem”, mësohet të ketë thënë trajneri çek.

Deklarata dhe mënyra se si ai u përpoq të shmangte shikimin e gazetares kanë shkaktuar të qeshura te përdoruesit e rrjeteve sociale, duke e kthyer intervistën në një nga momentet më të komentuar të ditës në botën e futbollit.




