Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka reaguar ashpër ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, duke e akuzuar si shkaktar të mbledhjes së hashashit në vend

 

Përmes një statusi në faqen e tij të Facebook Vasili shkruan me ironi se, moral moçali foli, sorra u përpoq të zbardhej duke u bere sterrë e zezë edhe me shume.

 

“Kryerruspia e drogës që do të fshihet si struci me menderen perjashta.

Rruspija u foli sot rilindasve në emër të përgjimeve erotike dhe te droges te horrave me te cilet bashkeqeverisi nga ai me i gjati ne krye e deri tek me te gjatat e me te shkurtrat rreth e perqark. Ai qe qelbi Shqipërinë me droge, ai qe qelbi policine me krim,ai qe helmoi shkollat tej e tej me hashash e kokaine pacipesisht ben sot moral.

Moral mocali foli.

Sorra e perpoq te zbardhej duke u bere sterrë e zezē edhe me shume. Shitje e aksioneve te policise te trafikantet dhe tradhetimi i punes se sherbimeve mike, makina, jahte, miliona euro neper makina dhe shtetin ne dispozicion te maskarenjve te droges,keto bema te sorres se zeze i di Shqiperia ane e mbane dhe s’ka gjethe fiku qe ja fsheh dot sikur ta vene as para as prapa. Ketij hesapi te palare me shqiptaret nuk i shpeton dot sikur te beje edhe si rruspije edhe si çingije.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *