Subscribe

Humb jetën Dashamir Jahja, 28 vjeç, i cili u plagos një ditë më parë në ish-uzinën e Superfosfatit në Laç.

 

 

Sipas policisë Jahja nuk ka mundur të mbijetojë pavarësisht ndërhyrjes në Spitalin e Traumës. 28 vjeçari mbeti i plagosur rëndë pas shembjes së një pjese të ndërtesës, teksa po përpiqej të nxirrte skrap.

 

 

Ndërkohë, një ditë më parë humbi jetën edhe Drilon Lamaj, 27 vjeç, banues në Shullaz të Kurbinit.

 

 

Ndërkaq policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *