Subscribe

Florian Lamçe, 40 vjeç, i vrarë në orët e vona të natës në Elbasan, ishte një emër i njohur për policinë.

Ai njihej me nofkën “Flor Qorri” dhe është akuzuar disa herë nga autoritetet për ngjarje të rënda kriminale. Ai është hetuar dy herë për plagosje dhe madje dyshohej si vrasës me pagesë.

Mësohet se i vëllai i 40-vjeçarit, Olti Lamçe, po ashtu është një person problematic sepse është i dënuar me 24 vite burg për vrasje.  Florian Lamçe u vra pas një sherri të dhunshëm.

Ai po pinte alkool me miqtë e tij, Adriano Hajdari dhe Sokol Sanxhaktari gjithë natën. Ndërsa në orët e para të mëngjesit ka nisur një konflikt mes tyre, ku mbeti viktimë 40-vjeçari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *