Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon se dy ushtarakët e lënduar në Uzinën e Gramshit janë në gjendje të stabilizuar në Pavionin e Toksikologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

 

Ekipet e specializuara të Toksikologjisë, Djegie-Plastikës dhe ORL kanë kryer konsultat dhe ekzaminimet e plota për dy ushtarakët e ekspozuar ndaj gazit irritues.

 

Ata po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe janë në gjendje të qëndrueshme, pa probleme akute të helmimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *