Dy oficerë të sigurisë janë filmuar teksa ndohen në një automjet parash të blinduar në Afrikën e Jugut, duke i shpëtuar një përpjekje për t’i zënë pritë. Kjo skenë ka tërhequr vëmendjen e njerëzve në të gjithë botën dhe ka arritur më shumë se 10 milionë shikime.

 

Leo Prinsloo dhe kolegu i tij Lloyd Mtombeni shihen teksa iu shmangen një bande të armatosur, që kishin qëllim grabitjen.

 

Të dy burrat i mbijetuan sulmit dhe kriminelët nuk janë kapur ende, thanë autoritetet.

 

Nga ana tjetër, drejtori i kompanisë së sigurisë vlerësoi ekipin për shpëtimin e këtij sulmi dhe mbajtjen e parave të sigurta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *