Subscribe

Shefi i Policisë Bashkiake të Malësisë së Madhe, Mentor Hasani, i cili mbeti i plagosur së bashku me babanë e tij, pas një atentati që iu bë në Shkodër, është transportuar drejt spitalit të Tiranës, pasi gjendja e tij shëndetësore është shumë e rëndë.

Në momentin e atentatit, në makinën e Menor Hasanit ka qenë dhe gruaja e tij, Vjollca Hasani, 28-vjeçe, e cila ka shpëtuar pa asnjë lëndim.

Nga ana tjetër, babai i tij, 70-vjeçari Xhelal Hasani është plagosur lehtë dhe ndodhet në spitalin e Shkodres, nën kujdesin e mjekëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *