Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
14 June 2026
Vizion fokus

Një viktimë nga aksidenti në Pogradec, disa të plagosur...

“Protesta ka frymë fashiste”, Rama: Turizmi po sabotohet, dëme...

Aksident në aksin Pogradec-Lin, dy të lënduar

Të huajt të interesuar për prona, rriten blerjet në...

Shpërthim tritoli në Tiranë, detajet e para

“Arrest shtëpie” për pronarin e pishinës ku u mbyt...

Kina tejkalon Rusinë si investitori më i madh i...

Rama: Shqipëria është më mirë se kurrë, por duhet...

“Person me rrezikshmëri të lartë shoqërore”, momenti i arrestimit...

Rama rendit “simptomat” e protestave: Turistët e huaj po...

Nevojat për gjak mbeten të larta, ndikon rritja e aksidenteve gjatë verës, dhurimi i ulët

14 Qershor 11:53

Nevojat për gjak në vendin tonë mbeten ende shumë të larta. Këtë e bëri të ditur edhe presidenti i Kryqit të Kuq i cili tha se në Shqipëri duhen rreth 60 mijë qese gjaku ndërsa aktualisht plotësohet vetëm gjysma e kësaj sasie.

“Plotësimi i nevojave me gjak është një sfidë qoftë për shtetin qoftë për Kryqin e Kuq. Nuk është e mundur që një aktor të realizojë plotësimin me nevoja për gjak. Janë kryesisht talasemikër që kanë nevojë për gjak cdo tre javë. Përvec kësaj janë edhe personat me nevoja për të kryer operacione. Në vendin tonë duhet rreth 60 mijë qeska gjaku. Realizohen afërsisht tek gjysma, por sidoqoftë rëndësi ka që ky numër nga viti në vit rritet.  Sa vjen dhe ky ndërgjegjësim rritet gjithmonë e më shumë”, tha Ylli Alushi, presidenti i Kryqit të Kuq. 

Periudha kur nevoja për gjak është më e madhe është vera, kryesisht për shkak të shtimit të aksidenteve.

“Nëse do të flasim për periudhën e verës duke qenë se qarkullimi i automjeteve, njerëzve është më i madh, numri i aksidenteve është më i madh dhe nevojave në  këtë periudhë është më i madh. Megjithë se nevojat janë të larta gjatë gjithë vitit”, shtoi Alushi.

I pranishëm në aktivitetin e organizuar në kuadër të ditës botërore të dhurimit të gjakut ishte edhe ambasadori i Spanjës në Shqipëri i cili përcolli një mesazh sensibilizues

“Dhurimi i gjakut është një gjest shumë i rëndësishëm dhe një akt bujarie, sepse shpëton jetë. Qëllimi ynë është të nxisim dhe të promovojmë pjesëmarrjen, në mënyrë që sa më shumë njerëz të bëhen pjesë e kësaj iniciative”, tha Gabriel Cremades, ambasadori i Spanjës në Shqipëri.

Edhe pse vitet e fundit numri i personave që dhurojnë gjak është rritur ndjeshëm, nevojat vazhdojnë të mbeten shumë të larta.

Posted Under:
Anash Sociale Vendi
Tagged:
dhurimi i gjakut Kryqi i Kuq

Nga e njëjta kategori

Korigjimi i provimeve të maturës, 650 mësues të angazhuar për vlerësimin e nxënësve

më shumë...

Doganat, masa për sezonin veror, lehtësi për kalimin e qytetarëve dhe të mallrave

më shumë...

Mjekët: Kujdesuni për lëkurën! Ekspozimi i nishaneve në diell mund të sjellë probleme”

më shumë...

Një viktimë nga aksidenti në Pogradec, disa të plagosur në gjendje të rëndë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

12:14

Korigjimi i provimeve të maturës, 650 mësues...

12:09

Doganat, masa për sezonin veror, lehtësi për...

12:06

Mjekët: Kujdesuni për lëkurën! Ekspozimi i nishaneve...

12:01

Një viktimë nga aksidenti në Pogradec, disa...

11:57

“Protesta ka frymë fashiste”, Rama: Turizmi po...

11:53

Nevojat për gjak mbeten të larta, ndikon...

11:47

Aksident në aksin Pogradec-Lin, dy të lënduar

11:44

Të huajt të interesuar për prona, rriten...

11:36

Pesë të arrestuar në aksionin e Prokurorisë...

11:12

Shpërthim tritoli në Tiranë, detajet e para

11:08

“Arrest shtëpie” për pronarin e pishinës ku...

10:48

Kina tejkalon Rusinë si investitori më i...

10:25

Rama: Shqipëria është më mirë se kurrë,...

10:06

“Person me rrezikshmëri të lartë shoqërore”, momenti...

9:59

Rama rendit “simptomat” e protestave: Turistët e...

9:35

Efektivi i dha fund jetës me armën...

9:22

Vetëvritet me armën e shërbimit efektivi në...

8:54

Vritet me armë zjarri kryebashkiaku në Meksikë

8:45

“Marrëveshja me Iranin do të nënshkruhet sot”,...

8:39

Parashikimi i motit për sot, 14 Qershor...

Më të klikuarat

  • Në lidhje me këngëtarin e njohur shqiptar, Klevisa Gega e zb...
  • “U futa në bela me burrin tënd”, Dasara i “...
  • Vetëvritet me armën e shërbimit efektivi në Tiranë
  • Protesta hyn në ditën e 14-të, Berisha: Çdo shqiptar duhet t...
  • Nga Italia dhe Greqia në argjendaritë e Fierit e Lushnjës, z...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.