E diel, 27 Shtator 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: E-Zone Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Aksident në Tepelenë, përplasen tre automjete, disa të lënduar

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e së shtunës në aksin kombëtar pranë fshatit Vasjar, në Tepelenë, ku janë përfshirë tre automjete që po qarkullonin në këtë segment.

Përplasja ka shkaktuar momente paniku te drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerët, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për viktima nga aksidenti.

Si pasojë e ngjarjes, disa persona kanë mbetur të lënduar lehtë dhe kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore në vendngjarje dhe në spital.

Në zonë kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ekipet e emergjencës, të cilat po punojnë për normalizimin e qarkullimit rrugor dhe për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh