4 muaj pas arrestimit si i përfshirë në vrasjen e ish-policit Arben Bilali, Gjykata e Apelit liroi nga burgu Gjergj Cukalin.

 

Gjurmët e personazhit të njohur të botës së krimit janë gjetur në mjetin që u përdor në vrasje por Gjykata caktoi për të vetëm masën e sigurisë detyrim paraqitje.

 

Ish-polici Arben Bilali u ekzekutua në fund të janarit në zonën e Selitës pranë banesës së tij.

 

Me lirimin e Cukalit për vrasjen pas hekurave mbetet vetëm Arben Tirana i arrestuar si personi që ka ndihmuar autorët në sigurimin e mjeteve për të realizuar ekzekutimin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *