Ministri turk i Teknologjisë dhe Industrisë, Mustafa Varank ka deklaruar se Turqia ka prodhuar ilaçin “Favipiravir”, që do të përdoret për të trajtuar koronavirusin.

Ai e ka cilësuar një burim të lumturisë dhe krenarisë që ilaçi ka arritur në fazën e licencimit, ndësa nënvizoi se ky ilaç, i cili është një prodhim vendas, është efektiv edhe tek pacientët që sapo kanë filluar të kenë temperaturë.

Ekipi prej 32 shkencëtarësh që filloi punën rreth 5-6 javë më parë ka zhvilluar ilaçin duke e sintetizuar atë me një lëndë të parë vendase.

Ndërkohë, një nga koordinatorët e projektit, Mustafa Güzel tha se projekti vendas për zhvillimin e ilaçeve është realizuar me bashkëpunim të industrisë dhe akademisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *