E diel, 11 Tetor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Tragjedi në Kolumbi pas tërmetit 7.4 ballë/ 132 të vdekur, 570 të plagosur, vijon gara me kohën për të gjetur të mbijetuar

Të paktën 132 persona kanë humbur jetën dhe 570 të tjerë janë plagosur nga tërmeti me magnitudë 7.4 që goditi Kolumbinë. Bilanci pritet të ndryshojë, pasi ekipet e shpëtimit vijojnë kërkimet në zonat më të dëmtuara, ku dyshohet se persona të tjerë mund të jenë të bllokuar nën rrënoja.

Pereira është një nga qytetet më të goditura, me 60 viktima të raportuara. Tërmeti ka shkaktuar shembjen e të paktën 86 ndërtesave, ndërsa mbi 1,500 banesa janë dëmtuar.

Reklamë

Në terren janë angazhuar ushtria, zjarrfikësit dhe ekipet e specializuara të kërkim-shpëtimit, të mbështetura edhe nga qen të trajnuar për gjetjen e personave nën rrënoja. Në një prej operacioneve, 16 persona u shpëtuan pasi mbetën të bllokuar për rreth gjashtë orë në kabinat e një teleferiku në Pereira.

Tërmeti shkaktoi gjithashtu ndërprerje të transportit, me shtatë aeroporte të mbyllura përkohësisht për shkak të kontrolleve të sigurisë. Lëkundjet u ndjenë edhe në Ekuador, Panama dhe Venezuelë, ndërsa autoritetet kolumbiane kanë shpallur gjendjen e katastrofës kombëtare.

Reklamë

Operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë pa ndërprerje, ndërsa autoritetet paralajmërojnë se numri i viktimave mund të rritet ndërsa ekipet depërtojnë në zonat e shkatërruara.

Vazhdo të lexosh

Reklamë