E premte, 16 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Temperatura të larta në të gjithë vendin, parashikimi i motit për ditën e sotme

Dita e martë pritet të karakterizohet nga temperatura shumë të larta në të gjithë vendin, si pasojë e ndikimit të masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta.

Sipas parashikimit të motit, pjesa më e madhe e territorit do të përfshihet nga një mot i kthjellët, ndërsa vranësira të pakta deri mesatare do të shfaqen gjatë orëve të mesditës dhe pasdites, kryesisht përgjatë relieveve malore.

Reklamë

Temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 41°C në Gjirokastër, ndërsa në Berat dhe Shkodër pritet të shënohen deri në 40°C. Termometri do të ngjitet në 39°C në Lezhë, Tiranë, Elbasan dhe Fier.

Era do të fryjë nga drejtimi veriperëndim-veri me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s. Herë pas here, veçanërisht përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, era pritet të fitojë shpejtësi deri në 14 m/s.

Edhe në det do të ketë një valëzim të moderuar, me forcë 1–3 ballë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë