Pak ditë pasi Teksasi dhe Ohajo përgjakën nga dy masakra ku humbën jetën 31 persona dhe u plagosën dhjetëra të tjere, Presidenti amerikan Donald Trump, vizitoi dy qytetet.

Vizita u shoqërua me protesta si nga banorët ashtu edhe nga disa politikanë lokale. Trump i shoqëruar nga zonja e parë Melani vizitoi të mbijetuarit e sulmeve si dhe takoi zyrtarët e emergjencës.

 

Pas dy sulmeve të cilat tronditën shtetet e bashkuara në fundjavën që lame pas, kritikat ndaj shefit te shtepise se bardhe janë shtuan ndjeshëm për mungesën e kontrollit të armëve.

 

Në El Paso të Teksasit, protestuesit me pankarta në duar thërrisnin “Racist, shko në shtëpi”, apo ” Ju nuk jeni të mirëpritur këtu!” ndërsa kongresmenia demokrate që përfaqëson El Pason, Veronica Escobar, nuk pranoi të takonte presidentin, duke thënë se “fjalët dhe veprimet e tij raciste dhe prej urrejtjeje” i kishin shkaktuar dhimbje komunitetit.

 

Vizita e çiftit presidencial vijoi në Dejton ku Donald Trump dhe Melani u takuan me disa nga të mbijetuarit dhe punonjësit e urgjencës Por, edhe ketu ata u priten me protesta.

Presidenti i shteteve te bashkara nderkaq beri thirrje për veprime të menjëhershme për të parandaluar dhunën me armë zjarri, duke thënë se amerikanët duhet të “dënojnë racizmin, urrejtjen dhe supremacinë”.

 

Më herët kreu i shtëpisë së bardhë parlajmeroi per ashpersimin e masave per armet e zjarrit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *