Presidenti amerikan Donald Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv për të pezulluar përkohësisht lëshimin e kartave të gjelbra.

Kjo masë do të zgjasë prë 60 ditë dhe më pas mund të zgjatet, sipas Trump.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë tha të mërkurën gjatë konferencës për mediat se kjo bëhet për të mbrojtur vendet e punës të amerikanëve.

“Kjo do të sigurojë që amerikanët e papunë me të gjitha prejardhjet do të jenë në radhë të parë për vendet e punës, pasi ekonomia jonë të rihapet.”

Pak ditë më parë Donald Trump pezulloi edhe emigrancionin drejt SHBA.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *