Subscribe

Tregtare e pronare lokalesh, kane protestuar serish para bashkisë. Ata kundërshtojnë rritjen e tarifave vendore, veçanërisht taksen e tavolines qe vendoset ne trotuare apo hapësirën publike. Biznesmenët e vegjël kërkojnë rishikimin e taksës se hapësirës publike, tarife qe sipas tyre i çon drejt falimentimit. Ne shenje proteste ndaj rritjes se taksave, tregtaret kane bllokuar për gati 1 ore rrugën para bashkise. Ata deklaruan se do te vijojnë protestat deri ne uljen e tarifave. Por ashtu si dhe me herët, kryetari Veliaj ka sqaruar se nuk do te ketë rishikim te tarifave. Gjate nje dalje publike, kryebashkiaku u ka kthyer përgjigje protestuesve. Javën e ardhshme, pritet qe tregtaret t’i drejtohen Gjykatës Administrative në Tiranë, me kërkesën për shfuqizimin e vendimit te këshillit bashkiak, që rriti disa prej tarifave vendore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *