Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Holta, gjatë punës në një kantier ndërtimi.
Një masiv dheu është shembur duke zënë poshtë dy të rinj, të cilët fatkeqësisht kanë humbur jetën.
Lexo edhe :
Related Posts
Sipas policisë, viktima kanë mbetur shtetasit Abas Basha, 22 vjeç dhe Egzon Lleshi, 32 vjeç.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.
Më 3 maj, një masiv dheu u shemb në qafën e Burrelit, në fabrikën e pasurimit të kromit, e marrë me qira nga një shoqëri kineze duke zënë poshtë 29-vjeçarin Ardit Beshiri. Trupi i pajetë i të riut u gjet pas 6 ditësh kërkime./vizionplus.tv