Subscribe

Policia e Tiranës dha një njoftim paraprak në lidhje me incidentin e rëndë në një ashensor në zonën e Astirit në mesnatë mes të shtunës dhe të dielës.

Sipas uniformave blu, nga shkeputja e ashensorit janë lënduar dy gra.

Njëra prej tyre, shtetesja me iniciale M.Q, pas mjekimit u largua për në banesë ndërsa një grua tjetër e paidentifikuar ndodhet në spital.

 

“Më datë 12.09.2021, rreth orës 00:05, në Astir, dyshohet se në një pallat është shkëputur  ashensori. Si pasojë është dëmtuar shtetasja M. Q, e cila pas marrjes së mjekimit, u largua për në banesë, dhe një shtetase tjetër, ende e paidentifikuar e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia.

 

Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se kavot e ashensorit  nuk janë shkeputur plotësisht, gjë e cila ka bërë që ashensori të mos rrëzohet deri në fund në grope, por ka rënë vetëm disa kate me poshte. Për fat të mirë kjo ka shmangur një bilanc tragjik pasi në ashensor në momentin e shkeputjes se kavos kanë qënë pese persona.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *