Subscribe

Duke parë rritjen e kriminalitetit dhe përdorimin e armëve edhe nga moshat e reja, për Ministrinë e Brendshme është e nevojshme rikthimi i amnistisë, në mënyrë që qytetarët të dorëzojnë armët dhe të mos penalizohen.

 

Zv/ministri i Brendshem tha se duhet një strategji e mirë, në mënyrë që amnistia të mos dështojë si ajo e vitit 2017.

 

BESFORT LAMALLARI

 ZV/MINISTER I BRENDSHEM

Jo vetëm të miratojmë një iniciativë të rradhës, pra një amnisti të rradhës. Në amnistinë e 2017-ës nuk kishim aq sa mund të pretendonim nga një strategji e cilia paraprihet nga një punë shumë e mirë e ndërgjegjësimit të komunitetit në bashkëpunim me çdo aktor, përfshirë këtu median dhe shoqërinë civile.

 

Lamallari këmbëngul tek ndërgjegjësimi qytetar, por nuk bëhet e ditur se kur kjo amnisti do të hartohet apo të miratohet. Asnjë qytetar pa një amnisti nuk dorëzon vullnetarisht armët, për shkak se arrestohet për armëmbajtje pa leje.

 

Kjo nevojë nga e cila të rrisim ndërgjegjësimin qytetar jo thjesht kërkohet si një kërkesë e rradhës dhe në fund nuk ka produkt. Por të jetë një ndërgjegjësim masiv mbi rrisqet e përdorimit të paligjshëm të armëve.

 

I pyetur për strukturën e re të policisë, nr dy i ministrisë së Brendshme renditi disa nga ndryshimet kryesore.

 

Krimi kribernetik, nëse ne aktualisht kemi sektor, kjo kalon në nivel drejtorie dhe drejtoria e IT kalon në nivel departamenti. Kemi edhe zyrën e rikuperimit të aseteve kriminale. Krijohet jo vetëm si nevojë e përmbushjes së detyrimeve të BE, por edhe si nevojë e një elementi transnacional  të krimit të organizuar. Gjithashtu edhe në drejtim të bashkëpunimit ndërkombëtar kemi një rritje të vëmendjes 24 orë në 7 ditë të javës.

 

Nga ana tjetër, Lamallari nuk komentoi problemet qe k sjellë struktura e re e policise, duke thënë vetëm se ajo është vendosur nga konsultimet me grupet e interesit.

 

Çdo propozim, sugjerim dhe vendimmarrje që është bërë, është bërë si pjesë e produktit të konsultimit të përbashkët. Pra ka patur një grup pune specifikisht për këtë qëllim. Janë konsultuar mendimet e të gjitha strukturave, por edhe mendimet dhe vlerësimet të raporteve të ndryshme sidomos atre që asistojnë policinë e shtetit.

 

Por nga ana tjetër sindikata e policisë është shprehur se struktura e re e policisë jo vetëm që penalizon efektivët me gradat, por ky urdhër është në kundërshtim edhe me vetë vendimin e qeverisë të miratuar më heret.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *