E shtunë, 10 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:10 Në vijim ora 14:10: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Nga fusha te pronësia! Messi pranë blerjes së klubit spanjoll

Lionel Messi ka arritur një marrëveshje në parim për të blerë 100% të aksioneve të CD Eldense, klub që aktualisht militon në “La Liga 2” në Spanjë.

Ky do ishte një tjetër hap i rëndësishëm në strategjinë e Messit për të ndërtuar rrjetin e tij të klubeve në futbollin spanjoll.

Reklamë

Ylli argjentinas ka investuar më herët edhe te UD Cornella, klub nga Katalonja.

Nëse marrëveshja finalizohet, Messi do të bëhet pronari i ri i Eldenses, duke zgjeruar kështu praninë e tij në botën e futbollit edhe jashtë fushës.

Leo Messi po ndërton ngadalë, por me ambicie të mëdha, perandorinë e tij në futboll.

Vazhdo të lexosh

Reklamë