Video e kryegjyqtares së Elbasanit Enkeleda Kapedani duke bërë modeling në ambientet e Gjykatës ka bërë xhiron e rrjetit dhe ka marrë një vëmendje të madhe nga publiku. Videoja ka nxitur reagime edhe për faktin se kohët e fundit Elbasani është pushtuar nga krimi, ndërsa nga ana tjetër gjyqtarja Kapedani pozon e lumtur dhe me muzikë në Tik-Tok.

 

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, gazetari Bledian Koka deklaroi se sipas informacioneve të tij, kjo situatë ishte një sulm ndaj gjyqtares, i nisur nga vetë kolegët e saj.

 

“Ajo që mua më intereson është të bëj një analizë se pse pikërisht në këto momente. Pra, ka një sulm ndaj zonjës. Sepse unë mendoj që ai është një sulm. Nga informacionet që unë kam marrë më rezulton në fakt që sulmi ka nisur nga kolegët e saj. Mesa duket këta gjykatësit e Elbasanit paskan një grup whats app-i dhe kishin nja dy ditë që po e diskutonin apo po qarkullonin videot e znj.Kapedani dhe në një moment të caktuar edhe asaj i kanë shkuar në vesh dhe aty ka marrë dhe vendimin për ta mbyllur.”

 

Gazetari Koka solli një tjetër anë të medaljes në këtë histori. Ai u shpreh se gjyqtarja Kapedani mund të jetë viktimë e një konflikti mes palëve duke hedhur edhe hipotezën se mund të kishte patur në dorë dosje të nxehta që prekin dhe politikën.

 

“Hajde diskutojmë se çfarë dosjesh të nxehta mund të ketë në dorë zonja në fjalë, ku politika që e kontrollon Prokurorinë në Elbasan, mesa duket nuk e kontrollon gjyqësorin. Ata gjyqtarët që e përfolin kolegen e vet nëpër grupe dhe krejt papritur pastaj vendosin që ta suflerojnë … këtu pastaj ka diçka. Ajo po i rri strikt njërës palë, jo palës tjetër dhe ky është një konflikt mes palësh ku zonja është viktimë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *