Fushata elektorale ka “nxehur gjakrat’ jo vetëm në terren por edhe në studiot televizive. Të ftuar në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, gazetarja Juela Meçani dhe kandidati i PS në Qarkun e Tiranës, Erion Malaj, diskutuan mbi gjuhën e përdorur në fushatë.
Ndërsa kandidati socialist po bënte një përmbledhej të arritjeve të qeverisë së majtë në pushtet, gazetarja Meçani kërkoi që të dënonte gjuhën denigruese që kryeminsitri rama po përdor ndaj qytetarëve.
Pjesë nga diskutimi:
Meçani: Ju futeni te çyrykët? Keni guxim të thoni që kemi mbi krye që shkakton dëm real te një brez i tërë.
Malaj: E thashë që në fillim që një nga arsyet pse dua të jem pjesë e politikës është që të jem pjesë e politikbërjes nesër.
Meçani: Nise që sot ti.
Malaj: Jo sot jam kandidat.
Meçani: Ti je që sot deputet.
Malaj: Unë po mbaj një qendrim politik të partisë që përfaqësoj. Aty ku ka dhe duhet të kishte bërë më mirë, duhet bërë më mirë. Por këtu nuk përmendet kurrë.
Meçani: Parti politike që ka gjysmën e politikës në burg.