“Fushatë e re, teknika të vjetra?”, kjo ishte tema e Quo Vadis këtë të enjte në Vizion Plus e moderatores Pranvera Borakaj. E ftuar në studio gazetarja Juela Meçani, kritikoi gjuhën e përdorur në fushatë nga ana e politikanëve.
Ajo e cilësoi korrekte fushatën e kryedemokratit Sali Berisha, por nuk ndau të njëjtin mendin për atë që po bën në terren kryeministri Edi Rama.
Sipas saj Rama po fyen shqiptarët, dhe për herë të parë në pluralizmin shqiptar ka një gjuhë kaq denigruese.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: Si të është dukur gjuha e liderve politikë, premtimet, falja që kanë premtuar?
Meçani: Gjuha midis Berishës dhe Ramës ka një humnerë në mes. Duke nisur nga fillimi e në vazhdim. Fushata e PD dhe aleatëve nisi politikisht korrekt, shumë konservatore, nga ana tjetër kishim kërcime dhe folk. Kemi një gjuhë nga ana e PD me program, dhe nga ana tjetër një gjuhë batutash në pjesën më të madhe të kohës. Di të them që në të gjithë karrierën time, kjo është një nga fushatat më të shëmtuara të mazhorancës, për nivelin e gjuhës, gjuhës së trupit, përçmimit të njerëzve ndaj kategorive të caktuara. Rama në Durrës u thoshte që burrave tuaj vijnë erë, çi doni. Për herë të parë më indinjoi politika dhe gjuha e një politikani. Nuk arrij ta konceptoj edhe sot që flasim, që një nënë apo një grua i duartroket një njeriu që të shan dhe anetemon bashkëshortin, vllain, babain. Nuk ka lidhje se unë jam konservatore, por realisht është fundi. Unë nuk pres të ndryshojnë gjërat në PS.
Borakaj: Por kërkoi falje kryeministri.
Meçani: Kërkoi falje për një gjë që u bë shumë e madhe. Ishte një falje me bisht edhe ajo. Kërkoi falje por në fund tha se kjo gjuhë përdoret edhe në botë. Sinqerisht po e them me shumë zemër, gjuhë më vulgare më përçmuese ndaj qenies njerëzore nga një kryetar qeverie nuk kam parë deri më sot.





