Ekspertja e IT, Denisa Kele tha në studion e Quo Vadis në Vizion Plus se mediat sociale janë shumë të rëndësishme në fushatat elektorale.
Kele u shpreh se shumë të rinjve në fushën e politikës, mediat sociale iu kanë dhënë një qasje, komunikim me publikun.
Sa i përket programit, ekspertja e IT deklaroi se është fushata më e dobët, duke nënvizuar se shumë politikanë janë duke bërë vetëm komedi në rrjetet sociale.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: Gjuha e përdorur online, si po ndikon?
Kele: Është kuptuar tashmë se sa të rëndësishme janë mediat sociale në fushatat elektorale, siç e pamë edhe në zgjedhjet e SHBA-së. Janë një forcë e madhe. Nga mediat sociale kanë dalë disa individë që kanë vërtet vlerë. Janë të rinj dhe mediat u kanë dhënë një lloj shanse që të kenë një qasje me publikun. Mediat tradicionale ndonjëherë nuk ua japin hapësirën të gjithëve.
Është fushata më e dobët sa i përket programit. Ka vetëm komedi në mediat sociale. Nuk mendoj që “like” apo “reshare” të kthehen në vota, thjesht është një pjesë humori. Basha u “rizgjua” nga mediat sociale.
/vizionplus.tv





