Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
30 May 2026
Vizion fokus

Britania ashpërson kontrollet e azilit

Asnjë problem me shëndetin, Shtëpia e Bardhë publikon analizat...

PSG i bashkohet historisë, Enrique u bashkohet trajnerëve që...

SHBA-të tërhiqen pas protestave për imigracionin

PSG sundon Europën, Champions League i dytë radhazi për...

Forcat amerikane bllokojnë anijen tregtare me flamur të Gambias...

Tre subjekte politike bashkohen në Mal të Zi, shpallet...

Adoleshenti plagos me thikë 42-vjeçarin në Lushnjë

Finalja e Champions League/ PSG-Arsenal shkon në shtesë, emocionet...

Finalja e Champions League/ PSG barazon sfidën, Dembele realizon...

Ministri francez: BE-ja dhe SHBA-ja, larg arritjes së marrëveshjes për tarifat

24 Prill 20:41

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara ende janë larg që të arrijnë një marrëveshje për tarifat, tha ministri francez i Ekonomisë më 24 prill, teksa blloku po synon të gjejë një shtegdalje nga tensionet tregtare me Uashingtonin.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka vendosur tarifa prej 10 për qind ndaj shumicës së partnerëve tregtarë dhe ka vendosur tarifa më të larta ndaj importeve të çelikut, aluminit dhe industrisë së automobilave.

BE-ja nuk është kursyer nga tarifat, por tarifat më të larta të vendosura ndaj mallrave të bllokut janë pezulluar për 90 ditë. Por, ky pezullim do të skadojë në fillim të korrikut.

“Ne nuk do ta fshehim faktin që ende ka shumë rrugë deri tek arritja e një marrëveshjeje”, tha ministri francez i Ekonomisë, Eric Lombard, gjatë një prononcimi për gazetarë në margjinat e takimeve në Uashington të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore.

Megjithatë, ai tha se bisedimet me zyrtarët amerikanë ishin të mira.

Ai tha se gjatë kësaj jave është takuar me drejtorin e Këshillit Kombëtar Ekonomik të Shtëpisë së Bardhë, Kevin Hasset, sekretarin amerikan të Tregtisë, Howard Lutnick, dhe atë të Thesarit, Scott Bessent.

Lombard theksoi se homologët e tij kanë dëshirë “që të lëvizet përpara sa më shpejt që të jetë e mundur”, duke shtuar se evropianët janë përshkruar si miq dhe aleatë, në kontekstin e këtyre bisedimeve.

Por, Lombard tha se pret “ulje dhe ngritje” në negociatat e palëve.

Trump fillimisht ka vendosur tarifa ndaj importeve të çelikut dhe aluminit të BE-së. Më pas, blloku evropian ishte pjesë e tarifave reciproke të Trumpit, me 20 për qind tarifa. Këto tarifa reciproke goditën shumicën e partnerëve tregtarë të Uashingtonit./REL

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
BE ministri francez SHBA

Nga e njëjta kategori

Britania ashpërson kontrollet e azilit

më shumë...

Asnjë problem me shëndetin, Shtëpia e Bardhë publikon analizat e presidentit Trump

më shumë...

PSG i bashkohet historisë, Enrique u bashkohet trajnerëve që kanë fituar 2 Champions radhazi

më shumë...

SHBA-të tërhiqen pas protestave për imigracionin

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner

Minute pas minute

10:38

Pijet që përshpejtojnë metabolizmin dhe ndihmojnë në...

10:27

Britania ashpërson kontrollet e azilit

9:53

Asnjë problem me shëndetin, Shtëpia e Bardhë...

9:28

PSG i bashkohet historisë, Enrique u bashkohet...

9:24

SHBA-të tërhiqen pas protestave për imigracionin

9:01

PSG sundon Europën, Champions League i dytë...

8:40

Forcat amerikane bllokojnë anijen tregtare me flamur...

8:21

Tre subjekte politike bashkohen në Mal të...

8:10

Adoleshenti plagos me thikë 42-vjeçarin në Lushnjë

8:02

Finalja e Champions League/ PSG-Arsenal shkon në...

7:32

Finalja e Champions League/ PSG barazon sfidën,...

7:24

SHBA përshpejton tërheqjen e trupave nga Evropa

7:11

Jeta në Rripin e Gazës po bëhet...

7:04

Plagosje me thikë në Korçë, 23-vjeçari përfundon...

6:56

Shpërthim në centralin bërthamor të Zaporizhias, Rusia...

6:53

Finalja e Champions League/ Mjafton Kai Havertz,...

6:31

Mbytet anija turistike në Turqi, shpëtojnë për...

6:12

Finalja e Champions League, Havertz kalon Arsenalin...

5:04

Shenjat më me fat të Horoskopit në...

4:58

Finalja e CHAMPIONS LEAGUE, formacionet zyrtare PSG-Arsenal

Më të klikuarat

  • “Ej babi, të kemi çantë”, Romiri surprizohet nga djali për d...
  • “Dashuri, para dhe karrierë”, 5 shenjat më me fat të Horosko...
  • Në televotim me Klevisën, Indri largohet përfundimisht nga F...
  • “Romiri nuk ka ambicie për showman”, partnerja e...
  • Sot finalja PSG-Arsenal në Vizion Plus, betejë për fronin e...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.