Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
05 September 2026
Vizion fokus

Zjarret në Levan të Fierit, Ministri Nufi në terren:...

Himara në alarm nga zjarret, flakët pranë banesave dhe...

Ukraina dhe Rusia mund të rikthehen në negociata në...

Zjarri në Levan, ministri Nufi mbërrin në terren

Zjarri përparon me shpejtësi në Himarë, digjet një banesë,...

Mbyllet dita e 97 e protestës, nis marshimi në...

E rëndë, 24-vjeçarja shqiptare vritet nga vëllai i partnerit...

Shqipëria nën “pushtetin” e flakëve, zjarr i madh edhe...

Zjarr i madh në Picar të Gjirokastrës, flakët u...

Kreu i Emergjencave Civile nga Levan: Situata vijon të...

PSG sundon Europën, Champions League i dytë radhazi për francezët

30 Maj 21:01

PSG bën historinë, fiton,Champions League për të dytin sezon radhazi.

U deshën 120 minuta lojë dhe gjuajtjet nga pika e bardhë e penalltive për të përcaktuar fituesin e Champions League për sezonin 2025-2026 në finalen e madhe të luajtur këtë të shtunë (30 maj) në “Puskás Arena” në Budapest, sfidë e cila u transmetua LIVE dhe ekskluzivisht në ekranin e televizionit kombëtar Vizion Plus.

Një përballje vërtet spektakolare, ku PSG dhe Arsenal dhanë gjithçka në fushën e lojës, por në fund fati i buzëqeshi francezëve.

Ishin anglezët ata që kaluan në avantazh në minutën e 6-të të pjesës së parë me anë të gjermanit Kai Havertz, i cili shfrytëzoi një kundërsulm perfekt të “Topçinjve”.

Pas golit të shënuar, Arsenali u tërhoq disi në mbrojtje, duke i lënë më shumë hapësira PSG-së, e cila krijoi volum loje, por jo raste të pastra shënimi në 45 minutat e para. Ndërkohë, Arsenali pati mundësinë e artë për të dyfishuar rezultatin në fund të pjesës së parë, sërish me Kai Havertz, por Marquinhos bëri mrekullinë duke shmangur golin e sigurt.

Me nisjen e pjesës së dytë, PSG rriti ritmin e lojës, duke rrezikuar disa herë portën kundërshtare. Goli i barazimit erdhi në minutën e 65-të, kur Ousmane Dembélé realizoi saktë nga pika e bardhë e 11-metërshit, të fituar nga Khvicha Kvaratskhelia.

Pas golit të barazimit, PSG dhe Arsenali patën secila rastet e tyre për të mbyllur sfidën brenda kohës së rregullt, por asnjëra nuk arriti të gjente rrugën e rrjetës.

90 minutat e rregullta u mbyllën në barazim 1-1. Por as 30 minutat shtesë nuk sollën ndryshim rezultati, edhe pse të dyja skuadrat krijuan mundësi për të shënuar golin vendimtar.

Në fund, ishte skuadra e PSG ajo që triumfoi nga pika e bardhë e penalltive, duke ngritur trofeun më të rëndësishëm të futbollit europian për klube dhe duke u shpallur kampione e Europës për sezonin 2025-2026.

Posted Under:
Kryesoret Sport
Tagged:
Arsenal finale Psg Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Kreu i Emergjencave Civile nga Levan: Situata vijon të jetë problematike, të dënohen maksimalisht zjarrvënësit!

më shumë...

Nuk ka qetësi për Mehmetin! Pasi e regjistroi në listën e Premier League, trajneri i bën të papriturën para Liverpoolit

më shumë...

Nga babai te Cristiano Ronaldo, Albion Rrahmani zbulon njerëzit që e frymëzuan

më shumë...

Rama fton qytetarët të adresojnë problemet: “PRANIA BESNIKE” të dëgjon dhe “BESA” të thotë më kontrollo

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

11:07

Zjarret në Levan të Fierit, Ministri Nufi...

10:27

Himara në alarm nga zjarret, flakët pranë...

10:15

Ukraina dhe Rusia mund të rikthehen në...

9:57

Zjarri në Levan, ministri Nufi mbërrin në...

9:55

Ushqimi që mund të ndihmojë tretjen dhe...

9:52

Poliçani sërish në protestë, Këshilli Bashkiak paralajmëron...

9:36

Zjarri përparon me shpejtësi në Himarë, digjet...

9:25

Mbyllet dita e 97 e protestës, nis...

9:19

E rëndë, 24-vjeçarja shqiptare vritet nga vëllai...

9:07

Zjarret në disa zona të vendit, FA...

8:58

Panik te pushuesit në Velipojë, përfshihet nga...

8:55

Shqipëria nën “pushtetin” e flakëve, zjarr i...

8:49

Nga lodhja te mpirja e këmbëve, ja...

8:43

Zjarr i madh në Picar të Gjirokastrës,...

8:41

Kreu i Emergjencave Civile nga Levan: Situata...

8:27

Azia në alarm për Hormuzin

8:22

Zjarri në Fier, Ministria e Shëndetësisë: Tre...

8:21

Nuk ka qetësi për Mehmetin! Pasi e...

8:03

Nga babai te Cristiano Ronaldo, Albion Rrahmani...

7:57

Fier/ Policia në ndihmë të banorëve të...

Më të klikuarat

  • Kristian Bardhi dhe Martin Bardhi “Gjaku” që po merr jetë, 31 vite “luftë” mes fiseve në Rrësh...
  • Shqiptarët në krye të rrjetit të kokainës në Angli, burg për...
  • E rëndë, 24-vjeçarja shqiptare vritet nga vëllai i partnerit...
  • Përplasja mes biznesmenëve në Vlorë, Rama: Prona që ishte “m...
  • Aksident në aksin Elbasan–Peqin, makina me shpejtësi përplas...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.