E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Policia e Republikës Serbe nuk lejon policinë e Bosnjës të arrestojë Dodik

Një përplasje mes policisë së Republikës Serbe dhe Policisë së Bosnjës ka ndodhur ditëne  sotme, shkak është bërë Milorad Dodik.

Sipas asaj që raporton klix.ba, pjesëtarët e SIPA-s (policia boshnjake) kanë tentuar ta arrestojnë Dodikun, por këtij veprimi i janë kundërvënë pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës Serbe. Gjatë përpjekjes për arrestim nuk është përdorur forcë.

“Mund të konfirmoj se pjesëtarët e SIPA-s kanë qenë në Qendrën Administrative të Qeverisë së Republikës Serbe në Sarajevën Lindore, duke vepruar sipas urdhrit të Gjykatës së Bosnjë dhe Hercegovinës në lidhje me veprën penale – moszbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Ata kanë tentuar ta zbatojnë këtë urdhër, por janë penguar nga MPB-ja”, deklaroi zëdhënësja e SIPA-s, Jelena Miovçiç.

Kujtojmë se Gjykata e Bosnjë dhe Hercegovinës kishte lëshuar më herët një urdhër-arrest për Milorad Dodikun, si dhe për kryeministrin e RS-së, Radovan Viskoviq dhe kryetarin e Kuvendit Kombëtar të RS-së, Nenad Stevandiq, pas një vendimi për dënim me burg për mosrespektimin e vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë