Ergis Sefa, eksperti i ekonomisë tha në studion e Quo Vadis se çmimi i shportës së ushqimeve është rritur me 4.4%.
Sefa deklaroi se shteti, në një ekonomi tregu, nuk cakton çmimet.
Ai shtoi se në programet e partive, problem është mungesa e burimeve, nga do t’i gjejnë fondet forcat politike.
Pjesë nga biseda:
Qiraxhi: Flasim për trefishim të pagës, por kemi katërfishim të çmimeve në treg, kjo është problem. Kur filluan të rriteshin çmimet, filloi edhe nafta të ngrihej. U deshën tre ditë protestë, që të ulej çmimi.
Sefa: Në cilin vend e përcakton shteti çmimin e shportës?
Qiraxhi: Shteti ndërhyn në shportën e ushqimeve.
Sefa: Shteti, në një ekonomi tregu, nuk cakton gjë. Ne patëm një indeksim vjetor të pensioneve me 4%, që të qëndronim në përputhje me çmimet e shportës. Ishte një masë e drejtë, por duhej të ishte pak më e madhe. Problemi që kemi sot është rritja 4.4% e çmimit të shportës.
Në një ekonomi të lirë, në vende të ndryshme, qytete të ndryshme, çmimi nuk mund të jetë i njëjtë. Shteti nuk mund të bëjë përcaktim të çmimit. Problemi që kam unë me programet është mungesa e burimeve, nga do t’i gjejnë fondet?
Qiraxhi: Nuk mund të quhet premtim kur nuk ka burimin e parave.
/vizionplus.tv





