Subscribe

T’i japësh gjithçka punëdhënësit, të skllavërohesh, të shesësh dinjitetin, por vetëm shpirtin jo. E gjithë kjo quhet Monger, për koreografin e njohur izraelit, Barak Marshall.

Monger do të thotë të shitesh, dhe kjo është fabula e gjithë veprës. Është historia e disa shërbyesve të cilët e gjejnë veten të izoluar në bodrumin e shtëpisë së një zonje abusive, e cila nuk del asnjëherë në skenë. Lufta për të mbijetuar ngre çështje të pushtetit, vullnetit të lirë dhe kompromisit. Këta njerëz shesin thuajse gjithçka për të jetuar edhe nesër.

Një zile që dëgjohet herë pas here në skenë, ajo e pushtetit, i vë në lëvizje skllavëruese të gjithë duke përcjellë te publiku një skenë dramatike.

Provokativ dhe surreal, i thellë dhe plot lëvizje atletike…kështu mund të përshkruhet baleti Monger nga Barak Marshall, që vjen këtë fundjavë në Teatrin e Operës dhe Baletit.

Këta balerinë janë të jashtëzakonshëm, të mrekullueshëm mund të them. Janë shumë të përgatitur dhe kjo shfaqje me ta është mjaft dinamike. Kështu u ndjeva kur hyra në skenë. Ata ishin plot dinamikë në performancën e tyre. Ishin brenda shfaqjes edhe më shumë nga sa pretendoja. Ajo që më pëlqen më shumë në këtë trupë baleti është personaliteti I tyre. Duken sikur e dinë se cfare dua. Cfare më mësuan ata? Ta dua këtë krijim timin më shumë, ta dashuroj punën që bëj.

Ky krijim, ka një kombinim të muzikës nga Balkan Beat Box tek Verdi, nga muzika gipsi e deri tek ajo më klasikja. Kjo e bën edhe më të veçantë lojën artistike koreografike që do të ndjekin në skenë balerinë e Teatrit të Operës dhe Baletit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *