Një tjetër “call center” që mashtronte qytetarët europianë është zbuluar në Tiranë.
Policia vuri në pranga dy administratorët e biznesit të paligjshëm, Olsi Vasku dhe Admir Behari.
Nga hetimet rezultoi se ata mashtronin persona të huaj për të investuar në bursa fiktive me qëllim përfitimin e paligjshëm të të ardhurave.
Gjatë kontrollit, janë sekuestruar 5 laptopë dhe 2 aparate celularë, që përdoreshin për këtë veprimtari kriminale.
/vizionplus.tv





