Subscribe

Thellohet skandali në burgun “313” në Tiranë për rastet e infektuara me COVID-19.

Një tjetër efektiv i burgut ka dalë pozitiv nga koronavirusi ku mësohet se është karantinuar në banesë.

Sipas burimeve janë edhe disa kolegë të tij që janë karantinuar te cilet kishin kontakt të drejtpërdrejtë me kolegun e tyre.

Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë pohon se edhe një i burgosur ka dalë pozitiv me COVID-19. Bëhet fjalë për 42-vjeçarin italian Giacomo De Cosimo i cili është arrestuar për trafik droge.

Drejtoria e Burgjeve ende nuk ka reaguar për këtë skandal ku dyshohet se janë edhe persona të tjerë të infektuar, mes tyre edhe të burgosur.

Gjatë mbrëmjes të së hënës, të burgosurit e 313 janë revolutuar dhe kanë protestuar pasi kanë kërkuar të kryhen më shumë teste për të parë nëse ka të tjerë të infektuar apo jo mes tyre.

Sipas burimeve nga Drejtoria e Burgjeve, mësohet se De Cosimi është izoluar në një qeli i vetëm. Testet janë bërë edhe për të burgosurit e tjerë që ishin në qeli me të infektuarin por jo për të gjithë të burgosurit.

Më heret, një efektiv i “313” rezultoi pozitiv me COVID-19. 12 punonjës të tjerë u futën në hetim epidemiologjik për të parë nëse ishin apo jo të prekur.

Edhe pse ishin në hetim, ata u paraqitën në punë duke mos u vetëkarantinuar në banesë, çka rriti më shumë rrezikun për përhapjen e metejshme te koronavirusit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *