E shtunë, 31 Tetor 2026 Lajmet e Fundit deri në 05:00 Në vijim ora 05:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Anija me rreth 270 persona përmbytet në ujërat e Qipros

Një anije pasagjerësh me 259 pasagjerë dhe tetë anëtarë të ekuipazhit është përmbytur në brigjet e Qipros veriore.

Ministria e Brendshme Turke ka deklaruar se anija ishte në rrezik të fundosej në një vendndodhje prej 4 milje detare larg Portit të Kyrenias.

Reklamë

Ndërkohë ka nisur operacioni për kërkim-shpëtimin e personave të ndodhur në bord.

“Situata është shumë serioze”,  është shprehur Murat Senkul, kryetari i bashkisë së qytetit bregdetar të Kyrenias.

Vazhdo të lexosh

Reklamë