Juventus ka arritur marrëveshjen me Tottenhamin për futbollistin Pape Matar Sarr.
Mediat sportive italiane raportojne se mesfushori senegalez ka insistuar fort për të veshur fanellën bardhezi dhe do të transferohet te Juventusi në formë huazimi me të drejtë blerjeje, për një vlerë totale rreth 30 milionë euro.
E drejta e blerjes mund të shndërrohet në detyrim blerjeje nëse Juventusi kualifikohet për kompeticionet europiane.
Pjesë e kushteve është gjithashtu numri i paraqitjeve që Sarr do zhvillojë gjatë sezonit. / VIZION PLUS





