Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
12 July 2026
Vizion fokus

Ukraina sulmon me dronë një rafineri në Rusi

FOTO- U ekzekutua një natë më parë në Shkodër...

Ndahet nga jeta senatori amerikan

I apasionuar pas shpellave dhe lartësisë, kush është i...

Autorët i zunë pritë dhe qëlluan 25 plumba, a...

U ekzekutua në derën e shtëpisë, viktima u qëllua...

Tragjedi në Klos, ishte duke u stërvitur 38 vjeçari...

Të shtëna me armë gjatë një festivali në Toronto,...

SHBA nis sulme të reja ndaj Iranit, Teherani shpall...

Tronditet sërish Shqipëria, vritet 50 vjeçari në Vorë

“Termeti” trondit Juventusin/ Dorëhiqet presidenti Anjeli dhe i gjithë Bordi Drejtues

29 Nëntor 13:04

Mbrëmja e qetë e së hënës u prish në Torino. Presidenti i Juventusit, Andrea Anjeli, dhe komplet bordi drejtues i “zonjës së vjetër” duke filluar nga Pavel Nedved dhe Maurizio Arrivabene dhanë dorëheqjen. Lajmi surprizë u bë publik të hënën vonë pas një mbledhje të fundit të kryesisë së klubit bardhezi.

 

 

Presidenti Anjeli në një letër të hapur tha se vendimi ishte për të mirën e klubit pasi aksionerët nuk po arrinin të gjenin gjuhën e përbashkët për investim. Shenja e fundit se diçka e madhe po ndodhte ishte shtyrja e dytë e mbledhjes së aksionerëve, e komunikuar rreth një javë më parë, e cila u shty nga fundi i tetorit në fund të nëntorit dhe më pas për në 27 dhjetor. Vendimi u argumentua si nevoje për të zbatuar gjetjet e bëra nga organi i kontrollit të Bursës lidhur me pasqyrat më të fundit financiare, ato të viteve 2021-22. Prokurori Publik i Torinos nisi një hetim mbi klubin për pasqyrim të pasaktë të financave.

 

 

Një tjetër hetim lidhej me akuzat për komunikime të rreme, pengesa për ushtrimin e organeve mbikëqyrëse, mashtrime me informacionin dhe faturimet e rreme për transaksione inekzistente. Pjesë e këtij hetimi është vet Angjeli, Nedved, Arrivabene si dhe 15 persona të tjerë. Vendimi për dorëheqjen sipas mediave italiane është marrë nga frika e rikthimit të ligjit 231, i cili parashikon parimin e përgjegjësisë administrative për lloje të veçanta krimesh të kryera nga drejtorët dhe punonjësit e kompanive, i cili përveç sanksioneve parashikon që përgjegjësia penale mund të çojë edhe në frenim operimi të aktivitet të klubit.

 

 

Agnelli ka përshëndetur punonjësit me një letër ku thekson arritjet e jashtëzakonshme si Stadiumi i ri, 9 kampionate radhazi për meshkuj dhe 5 për femra dhe 2 finale Championsi. Epokës së familjes Anjeli në krye të klubit bardh e zi duket se i ka ardhur fundi.

Posted Under:
Bota Kryesoret Sport
Tagged:
doreheqje Juventus Presidenti

Nga e njëjta kategori

Ukraina sulmon me dronë një rafineri në Rusi

më shumë...

Ndahet nga jeta senatori amerikan

më shumë...

Autorët i zunë pritë dhe qëlluan 25 plumba, a u ekzekutua Aleksandër Koçeku në Shkodër për hakmarrje për një borxh prej 40 mijë euro (DETAJE)

më shumë...

U ekzekutua në derën e shtëpisë, viktima u qëllua me një plumb, detaje nga vrasja në Vorë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

2:12

Dhunuan të miturën, Gjykata e Fierit lë...

1:45

Ukraina sulmon me dronë një rafineri në...

1:19

FOTO- U ekzekutua një natë më parë...

1:05

Ishte duke punuar në arë me babain,...

12:56

“MIK Festival” ndalet në Drenovë, aktiviteti mbyll...

12:30

Arkitektura ndër degët e kërkuara, maturantët e...

12:12

I dënuar në Itali me 13 vite...

12:05

Belshi i mbushur me turistë, të huajt...

11:37

Hipertensioni po prek edhe të rinjtë, mjekët:...

11:34

Dhuna mes të miturve, në rritje, psikologët:...

11:18

“Vinte në orët e para të mëngjesit...

11:02

Shpërndanin drogëra të forta si Ketaminë, MDMA...

10:56

Ndahet nga jeta senatori amerikan

10:42

Zbulohen qindra bimë kanabis në qarkun e...

10:35

I apasionuar pas shpellave dhe lartësisë, kush...

10:17

Autorët i zunë pritë dhe qëlluan 25...

10:12

U ekzekutua në derën e shtëpisë, viktima...

9:56

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë...

9:33

Tragjedi në Klos, ishte duke u stërvitur...

8:53

Të shtëna me armë gjatë një festivali...

Më të klikuarat

  • Sendet e personalizuara të Lady Diana, tribute në 20-të vjet...
  • Vrasja në Shkodër, dyshohet gjakmarrje! Dy vite më parë i af...
  • Vrasja e Koçekut u bë për gjakmarrje? Flet familjari i vikti...
  • Tronditet sërish Shqipëria, vritet 50 vjeçari në Vorë
  • Ekzekutimi i Aleksandër Koçekut, breshëri plumbash mbi makin...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.