Pedagogu Azmi Stringa shpjegoi në “Quo Vadis” se me shpalljen “non grata”, SHBA të bllokon të gjitha asetet.

 

“Kur Amerika të nxjerrë këtë akt, ty të bllokohen të gjitha asetet që ekzistojnë qoftë në territorin amerikan, apo ato që janë në posesion të enteve amerikane. Ata nuk lejojnë asnjë lloj entiteti amerikan të ndërveprojë financiarisht me këto subjekte. I bën një bllokim.”

 

Sa i përket urdhrit ekzekutiv të lëshuar nga presidenti amerikan, Joe Biden për t’i ndaluar hyrjen në SHBA dhe konfiskuar pasurinë kujtdo që shkakton destabilizim në Ballkan, Stringa e cilësoi një vendim të paprecedentë. Ai theksoi se një gjë e tille ndërmerrej ndaj terroristëve, armiqve të SHBA dhe trafikantëve.

 

“Është e paprecedentë kjo që po ndodh. SHBA-të funksionojnë duke çuar disa mesazhe, dhe duke marrë disa masa. Duhet të kuptojmë cili është qëllimi i këtij procesi? Amerika ka pasur një qëllim. Amerika e përdor thellësisht këtë çështjen e nxjerrjes së individëve apo entitetve në tre fusha: shtete që janë armike të Amerikës, ndaj organizatave apo individëve që i konsideron terroristë, ose të përfshirë në trafikun e dorgës. Për herë të parë, ata po shkojnë edhe në një hap tjetër, ata të përfshirjes në korrupsion.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *