Policia e Nju Jorkut ndërhyri të martën në mbrëmje në kampusin e Kolumbias, ku protestuesit pro-palestinezë ishin barrikaduar në ndërtesë.

Një automjet policie i pajisur me një shkallë iu afrua ndërtesës me oficerët që u ngjitën lart dhe thyen një dritare për të hyrë brenda.

Rrjetet televizive amerikane më pas transmetuan drejtpërdrejt pamjet e arrestimit të disa protestuesve të rinj.

Bojkoti, anulimet e klasave, trazirat dhe sloganet ishin të pranishme në më shumë se 30 universitete amerikane, pasi një valë studentore e mbështetjes për Palestinën ka ndërprerë jetën universitare.

Mes një krize të re të brendshme, presidenti amerikan Joe Biden dënoi dje valën brutale të antisemitizmit me të cilin tha se po përballeshin shumë çifutë amerikanë, duke folur me rastin e Muajit të Trashëgimisë Hebraike dhe ndërsa më shumë se 1,100 njerëz janë arrestuar në 30 kampuse të kolegjeve amerikane. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *