Një 30-vjeçar në Dibër është arrestuar këtë të hënë.
I riu ka tentuar të rrëmbejë me forcë një shtetase të mitur, 15-vjeç.
“Si rezultat i veprimeve, është bërë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit G. L., 30 vjeç, banues në fshatin Lunar, i cili dyshohet se ka tentuar të marrë me forcë një 15-vjeçare, në rrugë.
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Dibër arrestuan në flagrancë shtetasin J. D., 37 vjeç, banues në fshatin Tomin, Dibër, pasi duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe si pasojë motomjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti është dëmtuar lehtë 37-vjeçari.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim./vizionplus.tv





