Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka ka reaguar lidhur me tensionet Kosovë-Serbi për shkak të vendosjes së reciproritetit për target.

Paloka ka vënë theksin tek heshtja nga kryeministri Edi Rama. Ai shkruan se është më mirë që Rama të heshtë pasi sipas tij, kryeministri e ka bërë zgjedhjen e tij.

“Serbia nëpërmjet “vllait” Vucic ka bere së fundmi kërcënimet më të forta ndaj Kosoves , jo vetëm me deklarata por dhe me veprime konkrete duke grumbulluar dhe trupa ushtarake në kufi me Kosovën!
Ndërkohë ka heshtje të plote nga Tirana zyrtare!
Disa zëra janë ngritur dhe i kërkojnë Ramës të prononcohet…
Unë mendoj që do jete më mirë të mos prononcohet se tashmë ai e ka bërë zgjedhjen e tij, prandaj për shqiptarët është më mirë qe “kryeministri” i Shqipërisë të qendrojë në heshtje”, shkruan Paloka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *