Subscribe

Gjykata e Tiranës u përfshi nga tensioni përpara fillimit te seancës për masën e sigurisë ndaj 23 protestuesve te arrestuar.

 

Të parët që tentuan të futen brenda në sallën e gjyqit ishin deputet e opozitës, por nuk u lejuan.

 

Deputetët e PD, Noka, Vokshi, Spaho dhe Tabaku teksa debatuan me policët në derën e gjykatës thyen gjatë përplasjes.

 

Edhe familjarët dhe të afërmit e të arrestuarve kanë tentuar të futen me dhunë.

 

Nuk munguan tonet e ashpra dhe fyerjet.

 

Nga ky incident mbeti i plagosur, kryetari i grupit të PD, Edmond Spaho. Ai  telefonoi ministrin e brendshëm Fatmir Xhafaj të cilit i beri te ditur se ligjvënësit opozitarë u penguan të futen në seancë. Spaho i kërkoi ministrit që të tregojë se kush e ka urdhëruar për te marre këtë vendim.

 

Ai akuzoi se policia ka ushtruar dhunë, ndërsa e paralajmëroi kryeministrin Edi Rama se do të përballet me popullin.

 

Seanca për masën e sigurisë ka krijuar një situatë të pazakontë në kryeqytet.

 

Që në orët e para të mëngjesit forca të shumta policore bllokuan njërin krah të lëvizjes së automjeteve në unazë për të pasur nën kontroll situatën pranë gjykatës.

 

Ndërkohë edhe një grup protestuesish u mblodhën në anën tjetër të Lanës, duke bllokuar lëvizjen e automjeteve edhe në këtë drejtim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *