E premte, 16 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Rritet numri i viktimave në Gaza

Numri i sulmeve në Rripin e Gazës vijon të rritet, ndërsa autoritetet palestineze raportojnë për viktima të reja dhe përkeqësim të situatës humanitare.

Sipas burimeve lokale, shumë prej palestinezëve të plagosur në këto sulme humbin jetën brenda orëve ose ditëve, për shkak të mungesës së furnizimeve mjekësore, ilaçeve dhe pamundësisë së spitaleve për të trajtuar të gjithë të plagosurit.

Reklamë

Gjatë 24 orëve të fundit, të paktën nëntë palestinezë janë vrarë nga sulmet ajrore dhe të shtënat izraelite, sipas zyrtarëve shëndetësorë.

Mes viktimave raportohet të jetë edhe një shofer kamioni, i cili u vra në një zonë të shpallur nga Izraeli si “zonë e sigurt”, ndërsa po lëvizte në qytetin jugor Rafah.

Reklamë

Një tjetër sulm goditi një çadër në zonën al-Mawasi, ku sipas burimeve të Al Jazeera, u vra një familje e tërë. Gjithashtu raportohet për vdekjen e një fëmije palestinez.

Al-Mawasi ishte përcaktuar si një “zonë humanitare”, por sulmet kanë vazhduar edhe pas hyrjes në fuqi të armëpushimit, sipas autoriteteve palestineze.

Vazhdo të lexosh

Reklamë