E premte, 16 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Protestat e studentëve, moderatorja: Dënoj përdorimin e fëmijëve dhe dhunën ndaj policisë, janë figura e shtetit

Moderatorja Kostana Morava ka kritikuar protestat e studentëve, duke ngritur alarmin për përdorimin e të miturve.

Gjatë një interviste për emisionin “Takohemi n’Vizion” me Fjodora Fjorën, Morava dënoi edhe goditjen ndaj uniformave blu. Sipas saj, policia është figura e shtetit.

Reklamë

“Nuk kam dalë dhe nuk dal në protestë. Ajo që unë shoh, kam një shqetësim të jashtëzakonshëm: përdorimi i fëmijëve të mitur në këtë protestë.

Nuk e di kur është ai njeri me mënd në kokë që nuk shqetësohet për minorenët në vijën e para të protesës, që marrin gurin dhe gjuajnë në drejtim të policisë, figurës së shtetit”, tha Morava.

Reklamë

Moderatorja bëri edhe një analizë të protestave që kanë shpërthyer në Europë. Duke qenë se janë i njëjti model, sipas saj është e njëjta dorë që po i organizon.  

“Nëse provohet që ka thirrje dhe nxitje në rrjetet sociale, është vepër penale.

Protesta e Italisë, Spanjës është revolucion i lëvizjes terroriste që është shpallur nga Trump e padëshiruar.

Është i njëjti imazh kudo. Nisin si kauza lokale. Po ndodh në të njëjtën kohë, njësoj”, tha Morava.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.