Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.
Moti do të jetë kryesisht i kthjellët, me vranësira të pakta dhe herë pas here mesatare, kryesisht përgjatë zonave malore gjatë mesditës dhe pasdites. Në jug priten reshje lokale shiu me intensitet të ulët.
Era do të fryjë nga juglindja dhe jugperëndimi me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa herë pas here, kryesisht përgjatë bregdetit jugperëndimor dhe në lugina, mund të arrijë deri në 14 m/s.
Në det pritet valëzim i forcës 1–3 ballë.
Temperaturat maksimale do të arrijnë në 35°C në Shkodër, Durrës dhe Tiranë, ndërsa në Elbasan, Berat dhe Gjirokastër pritet të shkojnë deri në 36°C.





