Fluksi i lartë i automjeteve ka rënduar qarkullimin në aksin Radhimë–Vlorë, ku lëvizja në drejtim të qytetit paraqitet e ngadalësuar.
Në segmente të caktuara të rrugës janë krijuar radhë automjetesh, ndërsa qarkullimi vijon me vështirësi.
Ngarkesa e trafikut lidhet me fluksin e shtuar të automjeteve në akset bregdetare të Vlorës gjatë fundjavës, për shkak të numrit të lartë të pushuesve dhe lëvizjeve drejt zonave turistike.
Drejtuesit e automjeteve këshillohen të tregohen të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.
/vizionplus.tv





