Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
08 September 2026
Vizion fokus

Protesta jashtë Kuvendit, qëllohet me vezë e domate drejt...

Noka: Ky parlament nuk meriton të ekzistojë, meriton të...

Tensione para Kuvendit! Protestuesi thyen perimetrin e sigurisë dhe...

Bardhi: Do votoj ligjin e Ramës që fut në...

Bardhi: Qeveria po përgatit KAYO-n edhe në shëndetësi, socialistët...

Sesioni i ri parlamentar, Peleshi vendos objektivat

Rama e propozoi për ministre të Shëndetësisë, ja kush...

Parlamenti hap sesionin e ri, qytetarët protestojnë para godinës!...

Surprizon superkompjuteri i Opta-s, ja kush është favorit për...

Qytetarët thirrën protestë në nisje të sesionit parlamentar, policia...

Zjarret në Shqipëri/ 8 vatra vijojnë aktive, qindra forca dhe mjete në terren për shuarjen e flakëve

16 Gusht 21:09

Ministria e Mbrojtjes ka bërë përditësimin e situatës së zjarreve në vend deri në orën 20:00, ku janë regjistruar gjithsej 27 vatra zjarri. Prej tyre, 8 mbeten aktive, ndërsa 4 të tjera janë nën monitorim.

Në operacionet për shuarjen e flakëve janë angazhuar 487 forca operacionale dhe 30 automjete zjarrfikëse. Në mbështetje të tyre janë vendosur edhe 100 efektivë të Forcave të Armatosura, 2 automjete zjarrfikëse, 3 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor.

Vatrat kryesore aktive janë në Dajt, Gurë-Lurë, Qafë Helmes, Bruç, Lufaj, Fushë-Lajë dhe Rrjoll. Në Dajt vijon ndërhyrja me 50 efektivë të FA dhe dy helikopterë, ndërsa sipas autoriteteve nuk paraqitet rrezik për zonat e banuara.

Në Gurë-Lurë po vijon një operacion i gjerë me forca bashkiake, MZSH, Policinë, ADZM, vullnetarë dhe 50 efektivë të FA, të mbështetur nga dy avionë Air Tractor. Korridoret e hapura në terren kanë ndihmuar në frenimin e përhapjes së flakëve drejt banesave dhe aktualisht nuk raportohet rrezik për zonat e banuara.

Në Lufaj, Mirditë, vijon puna e forcave në terren, e mbështetur nga një helikopter i FA. Ndërkohë, zjarri në Tharrë është vënë nën kontroll.

Në Zhejë të Kurbinit, zjarri është fikur plotësisht pas ndërhyrjes së MZSH-së, forcave bashkiake, Policisë dhe një helikopteri të Forcave të Armatosura.

Në Fushë-Lajë të Pukës, zjarri mbetet aktiv, por me intensitet të ulët dhe pa rrezik për zonat e banuara. Ndërsa në Rrjoll, situata po monitorohet nga afër, përfshirë edhe përmes përdorimit të dronëve.

Autoritetet vijojnë operacionet në terren për izolimin dhe shuarjen e vatrave aktive, ndërsa monitorimi i zonave me rrezik mbetet në fokus të strukturave të emergjencave.

Posted Under:
Aktualitet Kryesoret Vendi
Tagged:
Ministria Shqipëri Zjarret

Nga e njëjta kategori

Protesta jashtë Kuvendit, qëllohet me vezë e domate drejt efektivëve

më shumë...

Bardhi: Do votoj ligjin e Ramës që fut në burg deputetët. Ironia e Ballës: Më vjen mirë koleg, votoni dhe ligjet e tjera

më shumë...

VIDEO/ Protesta para Kuvendit, qytetarët përplasen me Policinë: Pse provokoni?

më shumë...

Hita mbledh strukturat e Policisë në 4 qarqe: Të goditen grupet kriminale!

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

5:57

Protesta jashtë Kuvendit, qëllohet me vezë e...

5:52

Noka: Ky parlament nuk meriton të ekzistojë,...

5:44

Tensione para Kuvendit! Protestuesi thyen perimetrin e...

5:43

Bardhi: Do votoj ligjin e Ramës që...

5:37

VIDEO/ Protesta para Kuvendit, qytetarët përplasen me...

5:29

Bardhi: Qeveria po përgatit KAYO-n edhe në...

5:23

Sesioni i ri parlamentar, Peleshi vendos objektivat

5:21

Hita mbledh strukturat e Policisë në 4...

5:03

Rama e propozoi për ministre të Shëndetësisë,...

4:52

Parlamenti hap sesionin e ri, qytetarët protestojnë...

4:52

Surprizon superkompjuteri i Opta-s, ja kush është...

4:34

Ulen lehtë temperaturat, parashikimi i motit për...

4:29

Kakao në kafenë e mëngjesit? Ja si...

4:09

Hapet ekspozita “Postriba ’46”, kujtohet 80-vjetori i...

3:46

Qytetarët thirrën protestë në nisje të sesionit...

3:43

Roberto Carlos mahnit me fjalët për Dimarcon:...

3:41

Nisja e sezonit të ri arsimor, AKU...

3:34

Elena Sadiku shkruan historinë, shqiptarja e pare...

3:32

Shiste drogë në Tiranë, “Shqiponjat” arrestojnë 27...

2:52

Seanca e 9 shtatorit, Kurti nuk tregon...

Më të klikuarat

  • Sherri që përfundoi me plumba, i shkoi në shtëpi për tu sqar...
  • Shkodra u zgjua me krisma! Ky është 24-vjeçari që mbeti i vr...
  • Pamje të rënda! Gruaja e refuzoi pas takimit të dytë, burri...
  • Pogradeci “zgjohet” nga tërmeti, sa ishte magnituda
  • Grabiten dy biznesmenë në Berat, hajdutët i marrin kasaforta...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.