Reperi i talentuar amerikan ka hedhur në gjyq partinë qeverisëse të Zelandës së Re, pasi pretendon se kanë përdorur në fushatën e tyre një nga hitet e tij më të mëdha të tij, “Lose Yourself”. Partia në fjalë e ka përdorur versionin e paliçensuar të këngës në vitin 2014.

 

 

Megjithatë kanë reaguar avokatët e partisë që thonë se kënga, e cila u përdor në fushatë nuk ishte “Lose Yourself”, por një version i ngjashëm me të. Ata pretendojnë se këngën e kanë blerë në një dyqan muzikor.

 

 

Nga ana tjetër avokat i ‘Eight Mile Style’ grup, që përfaqëson artistin , tha se “Lose Yourself” ishte “portreti” dhe “pa dyshim xhevahiri në kurorën e veprës muzikore të Eminem ndaj ai kërkon të drejtën e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *