Subscribe

Presidenti ilir Meta përfshihet ne debatin per universitetet. Nje dite pas takimit te kryeministrit Edi Rama me përfaqësues te senatit te Tiranës, ku pati edhe debate kreu i shtetit tha se arsimi i lartë po përballet me sfida të mëdha. Meta kërkoi qe te hiqet dore nga komunikimi arrogant.

 

“Të gjithë duhet të jemi më të vëmendshëm ndaj universiteteve! Duhet të jemi edhe më mbështetës, pasi problemet e arsimit të lartë nuk u takojnë vetëm universiteteve, qeverisë apo institucioneve, por i takojnë të gjithë shoqërisë. Dhe ne e dimë se arsimi i lartë ndeshet ende me sfida mjaft të vështira. Njëkohësisht edhe me vështirësi dhe sfida për zbatimin e ligjit të arsimit të lartë, por jam i bindur që të gjitha këto zgjidhen përmes një reflektimi vetëm pozitiv nga të gjithë aktorët, larg çdo komunikimi arrogant, i cili nuk na ndihmon për t’i konsoliduar reformat dhe për të përmirësuar impaktin e tyre në shoqëri, aq më tepër te të rinjtë dhe te fëmijët tanë”.

 

Presidenti i vendit theksoi domosdoshmërinë e respektimit te autonomisë universitare dhe i lirive akademike. Ky sipas Metës, është një standard i rëndësishëm për një vend që kërkon te jete i barabarte me anëtaret e tjerë te Bashkimit Europian.

 

“Dua të shpreh bindjen time që respektimi i autonomisë universitare dhe lirive akademike është një standard i rëndësishëm për demokracinë e një vendi që dëshiron të jetë anëtar i barabartë me gjithë vendet e tjera në Bashkimin Evropian”.

 

Deklaratat kreu i shtetit Meta i bëri gjate analizës vjetore te Kontrollit te Larte te Shtetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *