Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
13 September 2026
Vizion fokus

Roskovec/ I riu plagos me çekiç ish-vjehrrin

Zhegrova bën detyrën, por nuk shpëton Juventus, 2 gola...

Reforma Territoriale/ Rama në Elbasan: Asnjë shërbim ekzistues nuk...

Droni rus godet trenin pranë kufirit me Poloninë

Aksident tragjik në Stamboll! Autobusi shpërthen në flakë pas...

Tragjedi! Përmbyset anija me pasagjerë, 129 persona të zhdukur

Elbasani nuk fal! Egnatia pëson humbjen e parë të...

Fitore me vuajtje për Bayern, vendos Harry Kane

Super Haaland! City merr tre pikët në derbin e...

“Nuk po na lejohet të marrim nga qesja jonë”,...

Rama për median britanike: Protestat në Shqipëri tregojnë se jemi një vend normal evropian

15 Gusht 19:43

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është ndalur sërish te protesta në vend. Në një intervistë për median britanike “UnHerd”, Rama është shprehur se protesta nuk është më e njëjtë me atë të muajit qershor.

Rama është shprehur se gjatë muajve të fundit në protestë janë përfshirë më shumë parti politike dhe grupe të opozitës, përfshirë edhe forca të ekstremit të majtë dhe të djathtë.

Megjithatë, kreu i qeverisë shqiptare është shprehur se, pavarësisht tensioneve, ai është “shumë krenar” që protestat kanë zhvilluar për ditë me radhë në mënyrë kryesisht paqësore.

Sipas kryeministrit, fakti që qytetarët mund të protestojnë në bulevard pa u penguar tregon se Shqipëria po sillet si një vend normal evropian, ku protestat janë pjesë e jetës demokratike.

“Protestat e sotme nuk janë protestat e qershorit, kështu që njerëzit që folën sot janë të ndryshëm. Ata janë të angazhuar në parti politike. Ata janë të angazhuar në parti opozitare, parti të vogla opozitare, të majtë nga ekstremi dhe të djathtë nga ekstremi. Ndërsa protestat e qershorit ishin të ndryshme, ishin më të mëdha, shumë njerëz që votuan për ne ishin atje. Sidoqoftë, jam shumë, shumë krenar që kemi pasur një protestë kaq të madhe për ditë të tëra në një mënyrë shumë paqësore dhe se askush nuk u lëndua, askush nuk u ndalua të bënte atë që donte. Në fund të fundit, kjo protestë tregon një vend që është si një vend normal evropian ku ka protesta”, tha Rama.

Më tej, numri një i qeverisë ka theksuar se rrjetet sociale kanë luajtur një rol të madh në mobilizimin e protestuesve.

“Algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard”, tha Rama, duke argumentuar se lidhja e protestave me Kushnerin dhe familjen Trump ka bërë që ato të marrin më shumë vëmendje ndërkombëtare.

Sipas tij, kjo çështje ka tërhequr edhe persona që janë kundër Donald Trump dhe e kanë amplifikuar protestën në rrjetet sociale.

Në lidhje me projektet në Zvërnec dhe Sazan, Rama ka mbrojtur më herët qëndrimin se protestat nuk duhet të interpretohen si provë se projektet kanë nisur apo se janë cenuar tashmë zonat e mbrojtura.

Posted Under:
Kryesoret Politike
Tagged:
Protesta rama Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Roskovec/ I riu plagos me çekiç ish-vjehrrin

më shumë...

Reforma Territoriale/ Rama në Elbasan: Asnjë shërbim ekzistues nuk do të shkurtohet!

më shumë...

“Nuk po na lejohet të marrim nga qesja jonë”, Rama reagon për pagat e gjyqtarëve: E pabesueshme, po e vërtetë

më shumë...

“Të dëgjojmë dhe të trajtojmë çdo shqetësim të qytetarëve”, Spahiu mbledh drejtuesit e shëndetësisë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:55

Roskovec/ I riu plagos me çekiç ish-vjehrrin

10:43

Zhegrova bën detyrën, por nuk shpëton Juventus,...

10:32

Reforma Territoriale/ Rama në Elbasan: Asnjë shërbim...

10:19

Droni rus godet trenin pranë kufirit me...

9:59

Aksident tragjik në Stamboll! Autobusi shpërthen në...

9:47

Mos e kontrolloni telefonin menjëherë, si ta...

9:17

Tragjedi! Përmbyset anija me pasagjerë, 129 persona...

9:10

Elbasani nuk fal! Egnatia pëson humbjen e...

8:42

Fitore me vuajtje për Bayern, vendos Harry...

8:37

Super Haaland! City merr tre pikët në...

8:27

Gjirokastër/ Flakët pranë stallave të lopëve, zjarrfikësit...

7:49

“Nuk po na lejohet të marrim nga...

7:32

Kush janë shenjat më besnike dhe më...

6:40

Laçi triumfon ndaj Vllaznisë, kurbinasit marrin tre...

6:25

928 gola dhe ende nuk ndalet! Messi...

6:18

Përfshihet nga flakët banesa në Fushë-Krujë, shembet...

6:03

“Të dëgjojmë dhe të trajtojmë çdo shqetësim...

5:44

Reforma Territoriale, Rama takim në Berat: Investimet...

5:36

Zjarr masiv në Kroaci, evakuohen 230 persona,...

5:10

Kalaja priti 260 mijë vizitorë, interes i...

Më të klikuarat

  • Mesazh me plumba ndaj një gruaje?! Reagon policia për atent...
  • VIDEO/ Shoferi humb ndjenjat në timon, polici jashtë shërbim...
  • Debate për “shkrirjen” e Poliçanit, Rama përplaset me kryeba...
  • Gjirokastër/ Flakët pranë stallave të lopëve, zjarrfikësit p...
  • Tragjedi! Përmbyset anija me pasagjerë, 129 persona të zhduk...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.