“Asnjë fond për zjarrfikësit”, Balla i përgjigjet Berishës: Piromani i Shqipërisë flet për zjarret

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i është kundërpërgjigjur deklaratave të bëra më herët gjatë ditës së sotme nga kryedemokrati, Sali Berisha, lidhur me situatën e zjarreve në vend.
Berisha kuzoi qeverinë se nuk ka akorduar asnjë fond për zjarrfikësit të cilët prej ditësh janë në luftë me zjarret.
Në reagimin e tij Balla shkruan se piromani më i dëmshëm i Shqipërisë flet për zjarret dhe zjarrfikësit.
Sa i përket deklaratave të Berishës për protestën, Balla shkruan se tashmë të gjithë e dinë se sorrat dhe Saliu janë bashkë.
Postimi i Ballës:
Ja dhe bufi Sali, piromani më i dëmshëm i Shqipërisë që flet për zjarrfikësit. Për 36 vjet në politikë vetëm për molotovë dhe zjarre ????mbahet mend. Sa i përket protestës të gjithë e dinë se sorrat ????⬛ dhe Saliu ???? janë bashkë????????
ZJARRFIKËSIT???????????????????? MERITOJNË RESPEKT DHE MBËSHTETJE




