Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
04 September 2026
Vizion fokus

Përplasja mes biznesmenëve në Vlorë, Rama: Prona që ishte...

Varrimi shtetëror për Mlladiç, Marta Kos anulon vizitën në...

Nata e madhe kuqezi! 22 vite nga triumfi historik...

SHBA negocion paqen Rusi-Ukrainë, dy negociatorët e Trump, takime...

Pas merkatos Milani përgatitet të blindojë lojtarët, gati kontratat...

Ferit Hoxha në takimin e Ministrave të BE-së për...

Zbardhet data, ja kur nisin punimet e Kuvendit, brenda...

Të shtëna me armë zjarri në Bunec të Vlorës,...

E para në Ballkan! Një fabrikë e re talentesh...

Berisha niset drejt SHBA-së: Ky është udhëtimi i viteve...

Sulm masiv me dronë ndaj Rusisë, Moska pretendon se rrëzoi 822 mjete ajrore

16 Gusht 19:03

Ukraina ka ndërmarrë një nga sulmet më të mëdha me dronë ndaj territorit rus që prej nisjes së luftës, duke lëshuar qindra mjete ajrore pa pilot drejt disa rajoneve të Rusisë.

Sipas autoriteteve ruse, sulmet kanë shkaktuar të paktën shtatë viktima, ndërsa Ministria e Mbrojtjes në Moskë pretendon se gjatë natës janë neutralizuar 822 dronë ukrainas.

Kryebashkiaku i Moskës, Sergei Sobyanin, deklaroi se rreth 600 dronë kishin në shënjestër kryeqytetin rus. Një pjesë e tyre, sipas tij, u rrëzuan mbi rajonin e Moskës. Në një prej incidenteve, një 83-vjeçar humbi jetën pasi një dron goditi një banesë private.

Sulmet kanë shkaktuar dëme edhe në disa zona të tjera të Rusisë. Në Podolsk, një magazinë në pronësi të kompanisë ruse Wildberries u përfshi nga flakët.

Ndërkohë, në rajonin e Rostovit, autoritetet raportuan një sulm me më shumë se 150 dronë, ku mbetën të vrarë pesë persona. Sulmi shkaktoi dëme në banesa dhe në një stacion hekurudhor, ndërsa një zonë pyjore u përfshi nga zjarri.

Ushtria ukrainase konfirmoi se kishte goditur fabrikën “Kamensky” në rajonin e Rostovit, duke e përshkruar atë si një objekt të rëndësishëm të industrisë ushtarake ruse, që furnizon me produkte forcat e armatosura të Moskës.

Edhe Rusia vijon sulmet ndaj Ukrainës

Ndërkohë, Rusia ka vazhduar sulmet ajrore ndaj territorit ukrainas.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi se një sulm me raketa në Kryvyi Rih shkaktoi dy viktima dhe 14 të plagosur. Një tjetër person humbi jetën në rajonin e Sumy.

Në Kiev, sulmet ruse shkaktuan zjarre në disa zona dhe plagosën gjashtë persona.

Sulmet e ndërsjella ajrore zhvillohen në një kohë kur Ukraina ka intensifikuar përdorimin e dronëve dhe raketave me rreze të gjatë kundër objektivave ushtarake dhe energjetike në territorin rus, ndërsa Moska vijon goditjet ndaj qyteteve dhe infrastrukturës së Ukrainës.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Drone Moska sulme Ukraine

Nga e njëjta kategori

Lamallari në Kukës: Siguria nis nga komuniteti, prioritet mbrojtja e fëmijëve dhe lufta kundër kriminalitetit

më shumë...

Disa shkolla ende në rikonstruksion në Durrës, nuk do hapin dyert në 14 shtator për të pritur nxënësit

më shumë...

Varrimi shtetëror për Mlladiç, Marta Kos anulon vizitën në Serbi

më shumë...

Nata e madhe kuqezi! 22 vite nga triumfi historik ndaj Greqisë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

3:45

Përplasja mes biznesmenëve në Vlorë, Rama: Prona...

3:41

Lamallari në Kukës: Siguria nis nga komuniteti,...

3:34

Disa shkolla ende në rikonstruksion në Durrës,...

3:30

Ecuria e regjistrimit në universitete, interes për...

3:28

Varrimi shtetëror për Mlladiç, Marta Kos anulon...

3:14

Nata e madhe kuqezi! 22 vite nga...

3:06

Gjykata liron 14 protestuesit, u arrestuan në...

3:03

Studimi: Të mësuarit e gjuhëve të huaja...

2:58

Situatë dramatike nga zjarri në kodrat e...

2:56

SHBA negocion paqen Rusi-Ukrainë, dy negociatorët e...

2:40

Pas merkatos Milani përgatitet të blindojë lojtarët,...

2:24

Zjarr i madh në kodrat e Radostinës,...

2:15

Ferit Hoxha në takimin e Ministrave të...

1:53

Zbardhet data, ja kur nisin punimet e...

1:50

Të shtëna me armë zjarri në Bunec...

Viktor Bardhi
1:29

Hetimet për vrasjen në Mirditë, policia merr...

1:22

Masa e sigurisë për 14 protestuesit e...

1:13

Policia Rrugore intensifikon kontrollet në qarkun e...

1:12

Dy gra mashtruan qytetarët në Tiranë, u...

1:07

Opozita bllokon zyrat e qeverisë, PDK dhe...

Më të klikuarat

  • Kuçovë/ Shoqëruan me forcë një person, Hita pezullon nga det...
  • Kristian Bardhi dhe Martin Bardhi “Gjaku” që po merr jetë, 31 vite “luftë” mes fiseve në Rrësh...
  • Detaje të reja nga plagosja në Korçë, autori dhe i dëmtuari...
  • Vijon saga e hakmarrjes në Mirditë! Vritet Viktor Bardhi, vë...
  • Aksident në aksin Elbasan–Peqin, makina me shpejtësi përplas...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.