Sot ne mesnate është afati i fundit per dorëzimin e listave te kandidateve për deputet. Por pak ore para skadimit te këtij afati, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ende nuk ka zgjidhur problemet me aleatet e tij.

 

Fatmir Mediu njoftoi ne mëngjes se nuk ka marrëveshje me Partine Demokratike dhe Partia Republikane u regjistrua si parti politike me vete ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve.

 

Pavarësisht kësaj, Mediu ka zhvilluar nje takim me liderin e opozitës Lulzim Basha, me pas ka mbledhur kryesine e është rikthyer ne selinë e PD, por deri ne këto momente, ende nuk ka nje marrëveshje mes PR dhe PD, per zgjedhjet e 25 qershorit.

 

Nga ana tjetër, lideri i opozitës Basha, nuk ka arritur nje marrëveshje edhe me kreun e Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka. E njëjta situate duket se është edhe me aleatin tjetër, kreun e PBDNJ Vangjel Dule.

 

Pak detaje dihen per emrat e PD qe do te jene ne pozicione te sigurta ne listën e deputeteve. Dhe duket se gjithçka do te qartësohet ne mesnate, atëherë kur skadon afati për dorëzimin e listës ne KQZ.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *